Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha se Bjellorusia ka filluar të dërgojë armë bërthamore taktike ruse, disa prej të cilave, tha ai, janë tre herë më të fuqishme se bombat atomike që SHBA hodhi në Hiroshima dhe Nagasaki në 1945.
“Ne kemi raketa dhe bomba që i kemi marrë nga Rusia”, tha Lukashenko në një intervistë për televizionin shtetëror rus Rusi-1, raporton Reuters.
Në një regjistrim të një interviste të publikuar nga agjencia bjelloruse Belta, Lukashenko iu përgjigj pyetjes së gazetarit nëse Bjellorusia kishte marrë tashmë armë bërthamore taktike nga Rusia: “Jo të gjitha… kur t’i marrim, do t’ju ftoj të vini pa kamera”, transmeton Fol Drejt.