Bjellorusia arrestoi sot një “grup terrorist” ukrainas të lidhur me shërbimet inteligjente të Kievit për një tentativë sabotimi në aeroportin e Bjellorusisë, njoftoi presidenti Aleksandër Lukashenko.
Lukashenko foli për ndalimin e një “terroristi të shërbimeve speciale ukrainase”, si dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët ishin të përfshirë në tentativën e sabotimit në aeroplanin e radarit A-50 në aeroportin Machulishchi, raporton Belta, përcjell Fol Drejt.
Ai këtë e bëri të ditur gjatë dhënies së çmimeve shtetërore për gradimin e oficerëve të lartë dhe theksoi se në këtë ceremoni kanë ardhur me një “dhuratë”, sipas agjencisë bjelloruse./FolDrejt/