Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva kritikoi sot pushtimin rus të Ukrainës, por shtoi se në këtë “luftë të çmendur” askush nuk po flet për paqen.
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Spanjë, Lula deklaroi se vendi i tij është i përkushtuar për të gjetur një formulë paqeje për t’i dhënë fund konfliktit, raporton Reuters.
“Unë e kuptoj pikëpamjen evropiane për këtë luftë. Është e papranueshme që një vend të sulmojë një vend tjetër, por është një luftë në të cilën nuk shoh që dikush të flasë për paqen”, tha Lula./FolDrejt/