Deputeti nga radhët e PDK-së, Mergim Lushtaku, ka kërkuar që kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe dy ministrave, Xhelal Sveçlës e Albulena Haxhiut t’u bëhet testi i drogës pasi asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci, u arresua për eksportim droge në Shqipëri, përcjell Fol Drejt.
“Lëvizja Vetëvendosje në lëvizje për shkatërrim e degjenerim!
Pazare me miell, vaj e së fundmi edhe me drogë.
Propozoj që Albinit, Albulenës e Xhelalit t’i bëhet testi i drogës, e të mos çuditemi nga veprimet e tyre të shfrenuara, duke pas parasysh që mund të jenë nën efektin e ekstazisë.”, ka thënë Lushtaku.
Ndërkaq, kujtojmë se pas skandalit të drogës, Mujeci u përjashtua nga Lëvizja Vetëvendosje.