E shtunë, 4 Maj, 2024

Lutfi Haziri paralajmëron riorganizim të administratës

Lexoni edhe..

Një numër i zyrtarëve komunal në Gjilan rrezikojnë të humbasin vendet e punës deri në fund të këtij muaji. Kjo si rezultat i reformës administrative që kryetari Lutfi Haziri ka ndërmarrë për këtë komunë.

I pari i Gjilanit, në një intervistë për KosovaPress, thotë se do të jenë gjithmonë në shërbim të qytetarit, duke i mbyllur rrugën korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Haziri thekson se kështu synojnë zgjerimin e koalicionit me më shumë parti dhe me më shumë qytetarë.

Ai tregon për të gjitha punët që do të bëhen deri në fund të këtij muaji në komunën që ai e udhëheq.

E në kuadër të riorganizimit të administratës lokale, ai thotë se një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve kanë mundësi të humbin vendin e punës.

Sipas tij, deri më tash ka suspenduar afër 50 persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ai flet edhe për përfaqësimin gjinor në komunën e Gjilanit, për çka thotë se ka shtyrë përpara integrimin e grave në pozita udhëheqëse.

Haziri shprehet i kënaqur që lista e projekteve për komunën po zvogëlohet çdo ditë e më shumë, si rezultat i realizimit të premtimeve dhe planeve.

Ai thotë se i kanë të buxhetuara të gjitha projektet, teksa veçon njërin nga ta.

Krejt në fund, Haziri thotë se kanë si komunë japin edhe shpërblim në vlerë prej 100 euro për çdo lajm dhe fotografi të sakta që lajmërojnë korrupsion, dhe 2 mijë euro për çdo raportim të korrupsionit në pushtet në komunën e Gjilanit.

Të ngjajshme