Presidenti Macron u thote shqiptareve te verteten pas tryezave diplomatike.
“Shumica e vendeve te BE ishin kunder hapjes se negociatave me Shqiperine,” tha presidenti Emanuel Macron duke u shfajësuar për kritikat e shumta kundrejt tij.
“Dje dëgjova disa fjalë se ne pothuajse arritëm uninamitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nuk është e vërtetë. Padyshim, aty kishte një shumicë te gjere që Maqedonisë së Veriut ti hapen negociatat, por shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë. Nisja e bisedimeve të anëtarësimit vetëm me një vend do të ishte një gabim i tmerrshëm për Ballkanin” tha Macron, duke nënkuptuar se Maqedonia e Veriut u dënua shkaku i Shqipërisë./Foldrejt.com