Macron, Scholz dhe Draghi mbërritën së bashku sot me tren në Kiev për të shprehur mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe gjatë fillimit zyrtar të vizitës së tyre në kryeqytetin ukrainas, u dëgjuan sirenat e rrezikut ajror.
Presidenti francez Emanuel Macron tha sot në Kiev se erdhi në kryeqytetin ukrainas së bashku me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrin italian Mario Draghi për të shprehur mbështetjen për Ukrainën dhe vuri në dukje se java e ardhshme do të jetë shumë e vështirë, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
“Ky është një moment i rëndësishëm. Ky është një mesazh uniteti dhe mbështetjeje që po u dërgojmë ukrainasve. Ne duam të diskutojmë të tashmen dhe të ardhmen, sepse java e ardhshme, siç e dimë, do të jetë shumë e vështirë,” tha Macron në Kiev./FolDrejt/