Pa autonomi strategjike, Evropa rrezikon të dalë nga historia, paralajmëron presidenti francez Emmanuel Macron dhe thekson se Evropa mund të jetë “poli i tretë” në raport me SHBA-në dhe Kinën.
“Për një kohë të gjatë, Evropa nuk ka ndërtuar autonomi strategjike. Sot beteja ideologjike është fituar, por tani duhet ta zbatojmë këtë strategji”, tha Macron në një intervistë për “Echo” gjatë vizitës së tij shtetërore në Kinë, përcjell Fol Drejt.
“Kurthi për Evropën do të ishte që, kur të arrijë të qartësojë pozicionin e saj strategjik, do të kapet në përçarjen e botës dhe krizat që nuk janë tonat”, tha ai./FolDrejt/