Një aksident i rëndë ka ndodhur në Ishull Shëngjin, ku një makine tip benz ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e për pasojë ka rënë në kanal.
Në makine ndodheshin 4 vajza të cilave u kanë ardhur në ndihmë banorët e zones duke ju shpëtuar jeten pasi makina ishte mbuluar nga uji dhe më pas janë transportuar për në spitalin e Lezhes./tch/