Një person është arrestuar nga policia nën dyshimet se ka sulmuar motrën e tij.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 21:30, në Malishevë, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi që i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me motrën e tij kosovare, e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me grushte.
Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./FolDrejt/