Një rast tjetër i dhunës në familje ka ndodhur në Malishevë.
Gruaja e ka raportuar rastin në polici rreth orës 06:10, transmeton Fol Drejt.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i sajë kosovar, i cili ndodhet jashtë shtetit, është duke e thirrur në telefon dhe duke e kanosur dhe kërkuar nga ajo që të largohet nga shtëpia. Ankuesja është dërguar në shtëpi të sigurt – strehimore. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë./FolDrejt/