Në Malishevë dyshohet se mashkulli kosovar ka keqtrajtuar fizikisht në vazhdimësi ankuesen kosovare.
“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se në vazhdimësi është duke u keqtrajtuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, ku në udhëzim me të janë duke u ndërmarr veprimet hetimore”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.