Manchester United thuhet se po përgatit një lëvizje për të nënshkruar me mbrojtësin e djathtë të Lyon dhe objektivin e Real Madridit, Malo Gusto, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Mediumi francez, Media Foot, pretendon se trajneri i United, Erik ten Hag dëshiron konkurrencë për mbrojtësin e djathtë Dalot dhe bordi ka miratuar një marrëveshje për të nënshkruar me Gusto nga Lyon muajin e ardhshëm.
Djajtë e Kuq janë të gatshëm të paguajnë një shumë prej 30 milionë eurosh për mbrojtësin e krahut me tipare sulmuese, i cili është gjithashtu në radarin e Real Madrid dhe Bayern Munich. /FolDrejt/