Manchester City aktualisht po monitoron situatën e mesfushorit të PSG-së Fabian Ruiz dhe dëshiron ta nënshkruajë atë si një zëvendësues për Ilkay Gundogan që largohet, sipas një raporti nga Fichajes.
Ka paqartësi rreth vendimit të Gundogan për të vazhduar kontratën e tij me Cityn kur të skadojë në verë.
Raporti shton se Ruiz është i pakënaqur me kohën e tij të lojës këtë sezon dhe po mendon të largohet mezi një vit pasi u largua nga Napoli për t’iu bashkuar PSG-së. Thuhet se City po përpiqet të përfitojë nga situata për ta tërhequr atë në Etihad./FolDrejt/