Sipas Fabrizio Romano, Manchester City është i vendosur në qëndrimin e tij dhe nuk do të zhvillojë asnjë negociatë për Bernardo Silva këtë verë, shkruan Goal, transmeton Fol Drejt.
Pavarësisht lidhjeve të forta me Barcelonën dhe PSG-në, asnjë ofertë zyrtare nuk është bërë për yllin 28-vjeçar portugez. Ndërsa raportet treguan se skuadra e La Ligës po shqyrtonte një ofertë, situata ka ndryshuar që atëherë.
City tashmë ka lejuar disa lojtarë të largohen këtë verë, por Romano ka raportuar se Pep Guardiola ende e konsideron Bernardo Silva si një pjesë vendimtare të planeve të tij.
Italiani ka shtuar gjithashtu se ka plane për t’i ofruar sulmuesit një kontratë të re, megjithëse qëndrimi i Silvës për këtë çështje mbetet i paqartë.