Pavarësisht raporteve që vijnë nga Anglia që sugjerojnë se Manchester United është jashtë garës për Jude Bellingham, eksperti i transferimeve Fabrizio Romano ka zbuluar për CaughtOffside se Djajtë e Kuq janë ende në ndjekje të futbollistit së Dortmundit.
Edhe pse skuadra angleze është e vetëdijshme se ata janë prapa skuadrave si Manchester City dhe Liverpool kur bëhet fjalë për blerjen e Bellingham, përsëri ata nuk janë jashtë garës për të siguruar shërbimet e tij.
“Me sa kuptoj unë, nuk është se Manchester United është jashtë garës”, tha Romano.
“Ata duan Bellingham, por e dinë se Liverpool, Manchester City dhe Real Madrid kanë fuqi të ndryshme në treg në këtë fazë të projektit të tyre.
“Pra, Man United do të përpiqet, por ata e dinë se është më shumë se e vështirë. Fokusi tani është në janar, jo në qershor ende.”/FolDrejt/