Mbrëmë u konfirmua se ish-sulmuesi i Liverpool-it, Sadio Mane është larguar nga Bayern Munich për t’iu bashkuar Cristiano Ronaldo-s në klubin e Arabisë Saudite, Al-Nassr, raporton BBC Sport, transmeton Fol Drejt.
31-vjeçari shënoi 12 gola në 38 ndeshje për Bayernin në një sezon të dobët, pavarësisht se fillimisht bëri përshtypje.
Lojtari i Senegalit u përfshi gjithashtu në një përleshje fizike me Leroy Sane në dhomën e zhveshjes së Manchester City, pasi humbi një ndeshje të Ligës së Kampionëve.
Raportet sugjerojnë se kampionët gjermanë kanë rikuperuar pjesën më të madhe të 35 milionë funteve që i paguan Liverpoolit për Mane një vit më parë.
Drejtori ekzekutiv i Bayern-it, Jan-Christian Dreesen tha se ish-lojtari i Southampton – i cili ka nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare me Al-Nassr – nuk kishte pasur një “vit të lehtë” që kur u transferua nga Anfield.
“Ai nuk ishte në gjendje të kontribuonte aq sa ne të gjithë dhe ai vetë kishte shpresuar”, tha Dreesen.