Kolegji AAB ka bërë marrëveshje me kompaninë Paysera duke u bërë kështu institucioni parë i arsimit të lartë që kyçë shërbimet Fintech për studentët e vet. Sipas kësaj marrëveshjeje AAB do të iu bëjë të mundëshme pagesën në kohë reale dhe eliminimin e shpenzimeve bankare për transaksionet nga Diaspora.
Kolegji AAB, përmes kësaj platforme do të ju mundësoj studentëve të marrin mbështetje nga familjarët e tyre që jetojnë në vendet jashë Kosovës (Diaspor),ku ata do të përfitojnë nga shërbimet e Paysera që mundëson pagesat dhe trasferet në Euro nga shtetet e BE-së, pa anjë tarifë shtesë financiare. Gjithashtu AAB vazhdon të mbajë primatin në dixhitalizimin e shërbimeve për studentët e vete.
Tani të gjitha pagesat mundë të bëhen përmes telefonit mobil, të përkrahur nga Paysera duke zvogëluar kështu përdorimin e parasë kesh dhe duke ulur shpenzimet bankare.
Në anën tjetër Paysera do të përfitojë një numër të madh të klientëve duke e fuqizuar kështu kompaninë e vetme evropiane të licencuar në Kosovë në sektorin e Fintech.
Gëzim Shabani, Zëvendëskryetar i Këshillit Drejtues në Kolegjin AAB ka thënë se ndjehet i lumtur që në Kosovë ka kompani të avancuara si Paysera dhe se kjo do ju mundësojë studentëve lehtësira në kryerjen e pagesave. Gjithashtu ai theksoi se Kolegji AAB përmes Fakulteti të Shkencave Kompjuterike ka kontribuar dhe vazhdon të kontribuojë në zhvillimin e dixhitalizimit në vende.
Përveç kësaj Kolegji AAB tani ofron edhe Programin e Sigurisë Kibernetike ku përmes këtij programi studentët përgatiten të jenë profesionist në fushën e sigurisë kibernetike që është njëra ndër fushat më të ndjeshme e sistemit dixhital mbrojtja dhe siguria për funksionimin e gjithë këtij sistemi.
Kryeshefi ekzekutiv i Paysera në Kosove Bashkim Zeqiri ka thënë se është shenjë e mire e zhvillimit të produkteve financiare që kompanitë kosovare “gjithnjë e më shumë po kyçen në botën inovative duke automatizuar shërbimet dhe duke përdorur teknologjinë informative e cila ulë shpenzimet dhe lehtëson operimet.
“Kjo është marrëveshja më e madhe deri tani e një kompanie kosovare me një Fintech”, ka shtuar Zeqiri.
Dixhitalizimi i kartelës së studentit do të mundësoj automatizimin e proceseve dhe mundësin e kuletës dixhitale për të gjithë studentet dhe nxënësit.