Policia e Kosovës ka kryer një arrestim në Istog.
Më konkretisht, rasti ka ndodhur në fshatin Muzhevinë të këtij qyteti, transmeton Fol Drejt.
“Fsh. Muzhevinë, Istog, 09.02.2021 – 13:00. Me 08.03.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka mashtruar viktimën mashkull kosovar se do t’i rregullojë në vizë sllovene, i ka marrë paratë dhe nuk ka rregulluar vizën. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, u shpreh Policia e Kosovës në raportin 24 orësh./FolDrejt/