Pas nisjes së sezonit me dy humbje radhazi, Paris Saint Germain po rikuperon futbollistët dhe njëkohësisht edhe pozicionet në renditje, sepse vetëm 4 ditë pas triumfit minimal 1-0 ndaj Metz, mposhti me rezultatin e pastër 0-3 Nice në transfertë.
Kryeqytetasit zhbllokuan sfidën me anë të yllit të skuadrës Kylian Mbappe, i cili fitoi një 11-metërsh, të cilin e ekzekutoi saktësisht dhe e dërgoi në rrjetë, ndërsa pak minuta më vonë ishte argjentinasi Di Maria që dyfishoi shifrat.
Në pjesën e dytë ishte mbrojtësi brazilian Marquinhos që shënoi edhe golin e tretë për skuadrën e Tuchel, duke vulosur suksesin 0-3 dhe 3-pikëshin e radhës për Paris Saint Germain që tani ngjitet në kuotën e 6 pikëve.