Gazetari Imran Riaz Khan, i njohur për mbështetjen e tij ndaj ish-kryeministrit të Pakistanit, Imran Khan u ndalua nga policia pakistaneze.
Sipas lajmeve të medias kombëtare, gazetari Khan u arrestua nga forcat e sigurisë jashtë kryeqytetit Islamabad, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Zyrtarët e policisë nuk shpjeguan pse u ndalua gazetari. Në lajmin e gazetës “Dawn” citohen burime ku pretendohet se gazetari Khan është ndaluar me akuzën për “nxitje të publikut”.
Ish-kryeministri Khan në Twitter reagoi për ndalimin e gazetarit.
Në muajt e fundit, policia ka ndërmarrë veprime kundër gazetarëve si Arshad Sharif dhe Sabir Shakir, të cilët janë të afërt me Partinë e Lëvizjes për Drejtësi në Pakistan të udhëhequr nga ish-kryeministri, Khan me pretendimin e përhapjes së urrejtjes midis ushtrisë dhe institucioneve shtetërore./FolDrejt/