Gjiganti rus energjetik “Gazprom” thotë se ka pezulluar furnizimet me gaz në Letoni – vendi i fundit i BE-së që ka përjetuar një veprim të tillë mes tensioneve mbi Ukrainën.
Gazprom akuzoi Letoninë për shkelje të kushteve të blerjes, por nuk dha detaje për atë shkelje të supozuar, transmeton rtv21.tv.
Letonia mbështetet në Rusinë fqinje për importet e gazit natyror, por qeveria e saj thotë se nuk pret që masa e Gazprom të ketë një ndikim të madh.
Ndërkohë, Ukraina thotë se ka vrarë 170 trupa ruse në 24 orët e fundit. Ushtria e Ukrainës tha gjithashtu se forcat e saj kishin shkatërruar dy depo armësh ruse në zonën e Khersonit.
Ukraina ka shtuar përpjekjet për të larguar rusët nga Kherson, një qytet i madh strategjik në jug.
Shtetet e BE-së akuzojnë Rusinë për armatim të eksporteve të gazit në shenjë hakmarrjeje për sanksionet e gjera perëndimore të vendosura për pushtimin e saj në Ukrainë.
Në Letoni, gazi përbën vetëm 27% të konsumit të energjisë. Edijs Saicans, një zyrtar i lartë i ministrisë letoneze të ekonomisë i cituar nga agjencia e lajmeve Reuters, tha se lëvizja e Gazprom të shtunën nuk pritej të kishte një ndikim të madh./21Media