Në rajonin lindor të Donetskut, saktësisht në kopshtin zoologjik Yampil, raportohet se kafshët e këtij kopshti kanë rënë pre e ushtarëvë rusë, shkruan Fol Drejt.
Siç raportohet nga punonjës vullnetarë të shpëtimit, ushtarët rusë kanë kryer akte mizore në këtë kopsht, duke u ushqyer me kafshët e këtij kopshti në mungesë të ushqimit.
Fshati Yampil u lirua nga ukrainasit më 30 shtator, ndërkohë pas arritjes së ekipeve të shpëtimit në këtë vend, u gjetën mbetje të kafshëve, skelete e copa mishi të shpërndara në gjithë territorin e kopshtit.
““Shumë kafshë u hëngrën nga rusët,” tha një prej vullnetarët.
Siç njoftojnë autoritetet, dy deve, një kangur, një bizon, disa derra, zogj dhe ujqër janë vrarë. Ato kafshë që u shpëtuan po kujdesen në qytetin e Dnipros./FolDrejt/