Më shumë se 100 palestinezë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmin izraelit me raketa në kampin e refugjatëve Jabalia në Rripin e Gazës të shtunën ndërsa shumë ende janë të zhdukur nën rrënojat e një ndërtese banimi të shembur.
“Më shumë se 100 palestinezë u vranë të shtunën në një masakër të re nga forcat pushtuese izraelite në kampin e refugjatëve Jabalia në Rripin qendror të Gazës”, njoftoi agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa.
Thuhet se ndërtesa e banimit të familjes Obaid në kampin Jabalia ishte shënjestër e një sulmi me raketa, në të cilin dhjetëra u plagosën dhe shumë janë të zhdukur nën rrënoja.
Ushtria izraelite rifilloi sulmet e rënda në të gjithë Rripin e Gazës të premten herët pas përfundimit të pauzës humanitare dhe të paktën 193 palestinezë janë vrarë dhe 652 janë plagosur që atëherë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, transmeton AA, përcjell Fol Drejt.