Kryekëshilltari i Zyrës së Presidencës së Ukrainës, Oleksiy Arestovych tha se mbi 2.500 civilë e kanë humbur jetën në sulmet e ushtrisë ruse kundër qytetit Mariupol.
Kryekëshilltari i Zyrës së Presidencës së Ukrainës, Oleksiy Arestovych tha se mbi 2.500 civilë e kanë humbur jetën në sulmet e ushtrisë ruse kundër qytetit Mariupol, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një deklaratë në një kanal televiziv, Arestovych tha se tensionet në Mariupol vazhdojnë dhe se ushtria e Ukrainës ka penguar sulmet e rusëve.
Ai vuri në dukje se forcat ruse të cilët nuk kanë mundur të marrin kontrollin e qytetit kanë vënë në objektiv civilët. “Rusët duan ta fshijnë nga faqja e dheut qytetin. Sipas deklaratave zyrtare nga drejtuesit lokalë, kanë humbur jetën mbi 2.500 civilë”, tha Arestovych./FolDrejt/