Numri i personave të vdekur nga koronavirus në SHBA është rritur në 500.038, prej të cilëve 1.829 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 65.380.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 18,4 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve të kryera ka shkuar në mbi 337,7 milionë.