Mbreti britanik Charles III, i cili ndodhet në një vizitë tre-ditore në Gjermani, vlerësoi atë vend për “mikpritjen e jashtëzakonshme” ndaj refugjatëve ukrainas.
Gjatë vizitës së tij të parë shtetërore si monark britanik, ai tha se Londra dhe Berlini “qëndrojnë së bashku me Ukrainën në mbrojtje të lirisë dhe sovranitetit”, shkruan BBC, përcjell Fol Drejt.
Në një dolli në një banket të kushtueshëm shtetëror, gjatë së cilës ai foli pjesërisht në gjermanisht, mbreti britanik premtoi të forconte lidhjet me Gjermaninë./FolDrejt/