Sokratis Papastathopoulos është shumë pranë rikthimit në Serinë A, pas dy sezonesh në Premier League ku ka mbajtur veshur fanellën e londinezëve të Arsenalit.
Sokratis Papastathopoulos është shumë pranë rikthimit në Serinë A, pas dy sezonesh në Premier League ku ka mbajtur veshur fanellën e londinezëve të Arsenalit.
Ish-mbrojtësi i Genoas dhe Milanit ka arritur marrëveshjen me klubin e Napolit, ku pritet të nënshkruajë për tre sezone dhe të përfitojë një pagë prej 2.5 milionë Eurosh në vit.
Për kartonin e 32-vjeçarit grek, drejtuesit e klubit të kaltër do të derdhin në arkat e “topçinjve” shumën e 4.5 milionë Eurove.