Një shtetas i Maqedonisë, Kadir U. (35), të shtunën, pak përpara orës 21.30, ka vozitur 209km/h në magjistralen A1 të Zvicrës, ku shpejtësia maksimale lejohet deri 120km/h. Pikërisht e mjaftueshme për tu akuzuar si raser, që dënimi mund të kap edhe burgun, shkruan blick.ch.
35 vjeçari ishte duke vozitur në drejtim të Cyrihut me Mercedes-AMG GT me 500 PS, vlera e të cilës kap shifrën e rreth 250 mijë frangave. Por përkundër dënimit të rëndë, Kadirit nuk i është konfiskuar vetura, me arsyen se “është hera e parë që shpallet fajtor dhe nuk është gjobitur asnjëherë gjatë qarkullimit rrugor”.
Por pavarësisht kësaj, Prokuroria e Zvicrës e ka paralajmëruar shqiptarin e Maqedonisë se e pret një dënim i lartë./Foldrejt.com