Një person është arrestuar nga policia pas kryerjes së vjedhjes në një institucion mikrofinanciar.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Avdulla Babalija”, në Gjakovë, rreth orës 18:36 të ditës së djeshme.
Sipas raportit 24 orësh, viktima femër kosovare, punëtore në institucionin mikrofinanciar privat, ka informuar se nga një person i panjohur nën kërcënimin e sëpatës i janë grabitur rreth 2000 euro para.
Policia ka arritur ta identifikojë dhe ta arrestojë të dyshuarin, gjithashtu është konfiskuar sëpata dhe paratë e grabitura.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/