Mbi 660 mijë persona – shumica prej tyre gra dhe fëmijë – e kanë lënë Ukrainën.
Është Agjencia e Refugjatëve e Kombeve të Bashkuara [UNHCR] që ka theksuar se ata po kalojnë në shtetet fqinje që prej kur Rusia nisi pushtimin.
Shabia Mantoo nga kjo agjenci ka thënë se ukrainasit janë duke pritur deri në 60 orë për të hyrë në Poloni, derisa ka përmendur se radha në kufirin me Rumaninë është deri në 20 kilometra./FolDrejt/