Askund në Europë nuk ka lumenj natyralë dhe të padëmtuar nga digat siç ka në Ballkan, andaj ky rajon shpesh quhet edhe zemra e kaltër e Europës. Por ky thesar i natyrës është në rrezik, pasi nga Sllovenia deri në Greqi janë paraparë të ndërtohen 3000 hidrocentrale. Arsyeja është për kërkesën e energjisë së rinovueshme, shkruan televizioni zviceran “SRF”.
Më tej televizioni zviceran ndalet konkretisht te lumi më i gjatë i egër, Vjosa, që akoma në asnjë vend të saj nuk është ndërtuar digë. Ky lum ka fascinuar prej kohësh europianët që kërkojnë të mbetet i tillë – pa diga.
Megjithatë “dy hidrocentrale rrezikojnë Vjosën, që premtojnë se do sjellën 200 megavat energji elektrike. Por thatësirat e tokës prognozojnë se në të ardhmen hidrocentralet nuk do kenë atë kapacitet si kanë pasur më parë”.
Edhepse banorët vendorë janë kundër si në Vjosë edhe në Valbonë, me vendimt të qeverisë shumë projekte hidrocentralesh janë kryer në Parqet Kombëtare.
“Mbi Ballkan këto biznese pa rreziqe dhe fitimprurëse janë tepër të kërkuara, pasi ato janë të interesuar për para të shpejta dhe pa shumë punë. Ata kanë një lojë të lehtë, sepse korrupcioni është mjaft i shpërndarë dhe se gjyqtarët dhe prokurorët sillen rreth fishkëllimës së politikanëve dhe oligarkëve,” përcjell foldrejt.com, shkrimin e medias helvete.
26 organizata ekologjike nga Ballkani i kanë shkruar një letër komisionerit të zgjerimit europian Johanes Hahn, por përgjigja e këtij të fundit ishte zhgënjyese. Hahn tha se është i “shqetësuar mbi energjinë e ujit, por ai nuk ka autoritet që ti këshillojë vendet e Ballkanit.”
Hidrocentralet e vogla kryejnë dëmin më të madh
90 përqind e 3000 hidrocentraleve janë të kësaj kategorie – që prodhojnë pak energji, janë të vogla, por kryejnë dëmin më të madh në eko-sistem.
Në fund media zvicerane kritikon absurditetin e Bashkimit Europian që me politikën e saj energjitike subvencionon ndërtimin e hidrocentraleve nëpër vendet që akoma nuk janë anëtare të BE – me arsyetimin e mbrojtjes klimaterike dhe se me këtë energji të rinovueshme të ulen (gjëja) çmimet e energjisë./Foldrejt.com