Mediat serbe kanë shkruar sot për takimin e kryetarit të Kuvendit të Serbisë, Vladimir Orliq me ambasadoren e Greqisë, Maria Levanti, ku sipas tyre, ajo veçse konfirmoi se “qëndrimi i Greqisë në lidhje me respektimin e sovranitetiz dhe integriteti territorial i Serbisë nuk do të ndryshojë, si dhe se ai do të vazhdojë të mbështesë dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.
“Ne e vlerësojmë shumë qëndrimin e Greqisë për të qëndruar konsistente në mosnjohjen e të ashtuquajtures Kosova. Siguria e popullit serb në Kosovë dhe Metohi dhe formimi i ZSO-së janë çështje të një rëndësie më të madhe, për të cilat presim mbështetje nga të gjithë”, tha Orliq, raporton Tanjug, përcjell Fol Drejt.
Kujtojmë se lajmet propagandistike të mediave serbe në raport me Kosovën janë shtuar dukshëm muajt e fundit./FolDrejt/