Cristiano Ronaldo nuk do të qëndrojë gjatë te Al Nassr, klubi nga Arabia Saudite për të cilin nënshkroi me një pagë vjetore prej 200 milionë eurosh, thuhet në disa media spanjolle.
Përshtatja e futbollistit portugez është më e vështirë se sa pritej, gjuha është një problem. Shumë shpejt pritet të vijë largimi dhe Ronaldo duhet të kthehet në Real Madrid. Kështu shkruajnë mediat spanjolle, me shënimin se futbollisti 38-vjeçar i kombëtares portugeze nuk do të kthehet më si lojtar, por kur të largohet nga Al Nassr, në klub e pret një pozicion, me shumë gjasa ai i ambasadorit nga Santiago Bernabeu.
Atë e pret një funksion në klub
Sipas El Nacional, presidenti i klubit “Florentino Perez i ka dhënë fjalë Ronaldos se nuk do t’i mungojë puna në Santiago Bernabeu”.
“Është e qartë se ai nuk do të kthehej atje si lojtar, është një rreth që konsiderohet i mbyllur. Ronaldos do t’i ofrohet pozita e ambasadorit të klubit ose ndonjë rol në organikën e klubit”, shtuan ata.
Ronaldo ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Al Nassr, e cila besohet se do t’i fitojë 70 milionë euro në sezon. Shuma e mbetur deri në 200 milionë është rënë dakord që ai të marrë para nga e drejta për të përdorur imazhin dhe punën e tij. Ata ndoshta do ta mbyllin sezonin pa trofe, transmeton Fol Drejt.