Mediumi turk Fotomaç ka shkruar lidhur me transferimin e Luka Modrić-it (37) te Eyüpspor. Gjegjësisht, ditë më parë u spekulua se Eyüpspor ëndërron blerjen e kapitenit kroat dhe se presidenti i atij klubi, Murat Özkaya, po bën shumëçka për të sjellë Modric-in pas skadimit të kontratës.
Turqit shkruajnë se Modriç ka marrë një ofertë të pasur nga Al Nassr, të cilën do ta pranojë dhe kështu do të shkatërrojë ëndrrat e klubit turk.
“Sipas mediave në Arabinë Saudite, marrëveshja do të shpallet së shpejti dhe mesfushori me përvojë i Realit do ta veshë fanellën e Al Nassr-it sezonin e ardhshëm”, raportojnë turqit.
Kujtojmë se mediumi arab Okaz Sport pardje ka prezantuar detajet e ofertës së Al Nassr për Luka Modriçin (37). Sauditët donin ta bënin kapitenin kroat futbollistin e tretë më të paguar në botë. Me atë kontratë, Modriç do ta kishte vendosur veten pas Cristiano Ronaldos dhe Kylian Mbappe-s, por sipas informacioneve të para, ai refuzoi.
Al Nassr i ofroi Modriçit 40 milionë euro në sezon dhe në total Modriç do të fitonte rreth 100 milionë euro gjatë kontratës dyvjeçare e gjysmë. Nga ana tjetër, nga Spanja po vijnë lajme se Modriç do të vazhdojë kontratën me Realin edhe për një vit, por sezonin e ardhshëm do të ketë shumë më pak kohë për lojë, transmeton Fol Drejt.