Vazhdimi i politikës së Perëndimit për dhënien e armëve në Ukrainë dhe parandalimin e çdo mundësie për negociata me Rusinë kërcënon një katastrofë bërthamore globale, sipas zëvendëspresidentit të Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev.
Në një artikull për gazetën Izvestia, Medvedev vlerësoi se, nëse çështja e ekzistencës së vetë Rusisë ngrihet seriozisht, ajo nuk do të zgjidhet në frontin ukrainas, por së bashku me çështjen e ekzistencës së vazhdueshme të të gjithë qytetërimit njerëzor, raporton Interfax.
“Dhe nuk duhet të ketë paqartësi. Ne nuk kemi nevojë për një botë pa Rusinë,” shkroi Medvedev, transmeton Fol Drejt.