Një nga mënyrat për të zgjidhur konfrontimin në botë është lufta e tretë botërore në të cilën nuk do të ketë fitues, tha sot zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë Dmitri Medvedev.
Në një artikull për Gazetën Ruse, ai vlerëson se do të ishte keq sepse, siç shprehet ai, fituesve nuk u garantohet aspak prosperiteti i mëtejshëm, siç ishte pas luftërave të mëparshme botërore.
“Me shumë mundësi, nuk do të ketë fitues,” beson Medvedev./FolDrejt/