Deputeti i Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka folur për vendimin që ua lejon deputetëve të Kuvendit të Kosovës të mbajnë një asistent personal, duke thënë se deputetët kanë shumë punë dhe se për këtë arsye i duhet asistenti deputetit.
“I vyn, asistenti ka shumë punë. Deputeti e ka pagën 1600 euro, duhet të ketë asistent sepse ka shumë punë”, ka thënë Bajqinovci në emisionin DPT te Fidani në T7.
“Tash është marrë vendim dhe është kryer kjo punë. Nëse flasim për mungesën e deputetëve mund të flasim, por kjo është temë tjetër. Po e tregoj të vërtetën. Takimet e mia si deputet i kryej nëpër komuna dhe kafe. Nuk ka vend në Kuvend ku t’i presësh palët. Ka palë që nuk dëshiron të shihet nëpër kafe”, ka shtuar ai, transmeton Fol Drejt.