Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka komentuar marrjen e “Çelësit të Qytetit”, transmeton Fol Drejt.
Mehaj ka vlerësuar se bashkëpunimi me kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën ka qenë i shkëlqyer dhe njëkohësisht ka falenderuar Ramën për punën dhe përkushtimin ndaj qytetarëve.
“Sot pata nderin që nga kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama të pranoj “Çelësin e Qytetit”.
Bashkëpunimi mes nesh gjatë kësaj periudhe ka qenë i shkëlqyer, ky bashkëpunim është bërë gjithnjë në të mirë të qytetarëve tanë.
Falënderova z. Rama për gjithë punën dhe përkushtimin e tij për t’iu shërbyer qytetarëve të Kryeqytetit pa dallim.
Republika e Kosovës ka nevojë për kontributin e diasporës e cila gjithmonë ka vënë interesin e atdheut para interesit personal.
Falemindert Kryetar, ju prifte e mbara gjithmonë!”, ka shkruar Mehaj në një postim në Facebook, përcjell Fol Drejt.