Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka njoftuar se po bëhen përgatitjet e fundit për realizimin e suksesshëm të ushtrimit ushtarak më të madh ndërkombëtar të realizuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor “Defender ’23” nën drejtimin e Ushtrisë së ShBA-së me pjesëmarrjen e 22 mijë ushtarëve dhe 25 shteteve, me nikoqir këtë vit edhe Kosovën.
“Në këtë ushtrim, që do të realizohet në Babaj të Bogës dhe në Aeroportin e Gjakovës përgjatë periudhës 22 maj deri më 2 qershor, Forca e Sigurisë së Kosovës do të marr pjesë me dy regjimente, mbi 1300 trupa dhe disa njësi, duke treguar edhe njëherë profesionalizëm të lartë, disiplinë dhe gatishmëri për të ofruar kontributin e saj si anëtare e NATO-s.”, është shprehur Mehaj.
“Dita promovuese e këtij ushtrimi (Outreaç Day) do të realizohet me datë 21 maj në Sheshin Skenderbej në Prishtinë, kurse Dita e Personaliteteve të Shquara (DV Day) me datën 30 maj në zonën e trajnimit në Babaj të Bokës.
Mirënjohje të pafund për Shtabin e Përgjithsëm të FSK-së, gjithë zingjirin komandues si dhe ushtarakët e tjerë të angazhuar për punën e pandërprerë në realizimin e kusesshëm të këtij ushtrimi.”, ka shtuar tutje./FolDrejt/