Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, njoftoi se u takua sot me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.
Për këtë ai njoftoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Bashkëpunimi me shtetet aleate është pjesë e rëndësishme e pandashme e rrugëtimit tonë drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.
Në këtë mes, shtet mik i yni me të cilin kemi bashkëpunim të ngushtë është Republika Federale e Gjermanisë.
Gjatë takimit me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, diskutuam rreth situatës aktuale gjeopolitike, rolin e FSK-së në këtë mes, ndihmën që mund të ofrojmë për Ukrainën, por dhe rëndësisë së ruajtjes së stabilitetit në vend, si shtet që në aspektin politik është garantues i stabilitetit në Ballkan.
Me këtë rast, u diskutuan mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në mes të dy vendeve, në funksion të interesave të partneritetit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe mundësinë e shkëmbimit të përvojave me qëllimin kryesor ruajtjen e paqes në vend, rajon dhe më gjerë”, u shpreh Mehaj./FolDrejt/