Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në fund të vizitës së tij në Bangladesh ka vizituar edhe ambasadën e Kosovës, shkruan Fol Drejt.
“Në përmbyllje të vizitës zyrtare në Bangladesh vizituam ambasadën e Republikës së Kosovës. Falendërova ambasadorin, Güner Ureya, diplomatin, Visar Kluna dhe gjithë ekipën për punën që janë duke bërë.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj theksoi se gjatë këtyre ditëve angazhimi i tyre ishte i shtuar në realizimin e takimeve mes Bangladeshit dhe Republikës së Kosovës.
“Angazhimi për avancimin e mëtutjeshëm të Republikës së Kosovës duhet të jetë intensiv dhe i vazhdueshëm.”, tha në fund Mehaj. /FolDrejt/