Të paktën 90% e meksikanëve në referendumin e djeshëm për tërheqjen e presidentit Andres Manuel Lopez Obrador votuan për të qëndruar ai në detyrë, sipas një vlerësimi paraprak të publikuar sot nga Instituti Kombëtar i Zgjedhjeve (INE).
Parashikimi i INE ishte se midis 90.3 dhe 91.9 për qind e votuesve do të mbështesin Lopez Obrador që të mbetet në detyrë.
Parashikohet që pjesëmarrja në zgjedhje të jetë ndërmjet 17 dhe 18,2 për qind, njoftoi INA, që është nën pragun prej 40 për qind që nevojitet që rezultati të jetë i detyrueshëm, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.