Gazetari Vehbi Kajtazi ka njoftuar se një person i cili e kërcënoi me jetë është arrestuar dhe me pas është dënuar me 700 euro dënim, transmeton Fol Drejt.
Mirëpo për këtë, Kajtazi ia ka drejtuar gishtin kryeministrit aktual, Albin Kurtit, duke thënë se sipas tij kryeministri Kurti po e shkatërron diasporën.
“Dje me erdhi nje vendim gjykate. Nje person qe me ka kercenu me jete eshte denuar 700 euro. Tipi jeton ne Paris. Ne momentin qe ka hy ne kufi e kane arrestu.
Kish kerku falje, ndonese une nuk kam qene ne seance.
Ajo qe po du me thane eshte se nja 5 bashkatdhetare tane jane denu kete muaj per kercenime. Ne vend qe me shku ne familjet e tyre, ata fillimisht shkojne ne burg.
Çka po du me thane me kete eshte se diasporen jemi tu e shkaterru. Me saktesisht eshte tu e shkaterru Albin Kurti. I ka ba kriminela e budalle. Kjo eshte fatkeqesi per neve, per ta, per vendin.
Pushime te kendeshme njerezve te mire te vendit tone! Debillat para drejtesise!”, ka thënë Kajtazi.