Përpara vizitës së saj në Greqi, që do zhvillohet të enjten dhe të premten, kancelarja gjermane Angela Merkel ka folur rreth kontestit të emrit mes Shkupit dhe Athinës, që pritet të zgjidhet deri 15 shkurt.
Përfundimi i marrëveshjes është një shansë historike, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert të mërkurën nga Berlini, informon foldrejt.com.
Merkel përveç kontestit të emrit me palën greke do bisedojë edhe për kreditë dhe borxhet e Greqisë, të cilat janë drejt fundit./Foldrejt.com