Mediat gjermane raportojnë se Merkel tha se gjatë transformimit ishte e qartë se Gjermania kishte nevojë për gaz, në mënyrë që një ditë të mund të kthehej plotësisht në burime të tjera të energjisë që nuk dëmtojnë klimën.
Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel mbron vendimin e mëparshëm në lidhje me lidhjen e Gjermanisë me gazin rus dhe thotë se nuk është penduar.
“Nga këndvështrimi i kohës, ishte shumë racionale, e kuptueshme, të importohej gaz nga Rusia, i cili ishte më i lirë se gazi i lëngshëm i naftës nga pjesë të tjera të botës – SHBA, Arabia Saudite, Katari”, tha Merkel në takimin e Fondacioni Kaluste Gulbenkian në Lisbonë, përcjell Fol Drejt.