Angela Merkel tha se ndikimi i saj mbi Putinin, pak para përfundimit të mandatit të saj, u zhduk.
Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel vlerësoi se ekziston mundësia që presidenti rus Vladimir Putin të ishte në pritje të agresionit kundër Ukrainës para se ajo të largohej nga pushteti, transmeton Fol Drejt.
“Mund të jetë se largimi im ishte një kontribut për këtë, si zgjedhjet në Francë dhe tërheqja e trupave nga Afganistani dhe ngërçi në negociatat në Minsk”, shpjegoi Merkel në një intervistë për rrjetin editorial gjerman “RND”./FolDrejt/