Merkel ka refuzuar që të marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca apo Biontech duke i lënë radhë më të moshuarve apo kategorive të tjera të riskuara që të vaksinohen.
“Unë jam 66 vjeçe dhe nuk bëj pjesë në grupin e rekomanduar për Astra-Zeneca. Por është një vaksinë e besueshme, efektive dhe e sigurt dhe është aprovuar”, tha Merkel në një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine”.
Ndonëse në vendet e tjera, krerët e qeverive vaksinohen për t’i treguar popullit se vaksina është efektive, Merkel ka zgjedhur që të mos bëjë të njëjtin veprim. E pyetur nëse është e frikësuar nga infektimi, kancelarja gjermane u shpreh:
“Së pari duhet të vaksinohen të moshuarit, ata me sëmundje të tjera dhe gjithashtu njerëzit që janë në kontakt të ngushtë me njerëz të infektuar. Ky është një urdhër i arsyeshëm të cilit dua t’i përmbahem.”
Sipas raporteve të lëshuara në Gjermani, shumë njerëz kanë refuzuar të vaksinohet kur kanë mësuar se do t’u injektohet doza e vaksinës Astrazeneca.