Lionel Messi e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga Barcelona në merkaton e kësaj vere dhe e ka një arsye për këtë.
Përveç situatave të pakandëshme që janë krijuar në ambientin katalanas mes tij dhe drejtuesve të klubit, Messi kërkon të largohet edhe për faktin se tashmë ka arritur një marrëveshje 5-vjeçare me Manchester City-n. Ylli argjentinas dëshiron të punojë sërish me Pep Guardiolën dhe ish-trajneri i tij te Barça është një nga njerëzit që e ka bindur për të zgjedhur Manchester City-n. Mediat angleze shkruajnë se Messi do të firmosë kontratë 5-vjeçare nga e cila do të përfitojë në total shifrën e çmendur të 700 milionë eurove. Për 3 sezone Messi do të luajë në Premier League me Citiziens, ndërsa në 2 vitet e fundit të kontratës do të aktivizohet në MLS te skuadra satelite e Manchester City-t, Neë York City aty ku do të mbyllë edhe karrierën. Nga kontrata me klubin anglez Messi do të përfitojë pikërisht të njëjtën shifër sa edhe klauzola e tij e largimit, gjithmonë nëse arrin të lirohet me zero euro nga skuadra blaugrana.