Lajmi se Lionel Messi dy vjet pas largimit të detyrueshëm nga Barcelona te PSG, nuk po kthehet në Barçën e tij të dashur, mori jehonë të madhe.
Duke marrë parasysh dëshirën e madhe të Barçës, tifozëve të klubit, Messit dhe familjes së tij për të larë shijen e hidhur të lotëve nga ndarja e lartpërmendur me një ribashkim, dukej se e gjitha ishte në rregull dhe po shkonte mirë në atë drejtim. Sidomos pas njoftimit se La Liga miratoi planin e Barcelonës për të sjellë Messin me kusht që ai të qëndrojë brenda kufirit të pagave.
Të vetmit që teorikisht mund të prishnin përfundimin e përrallës ishin sauditët. Ata, siç raportohet, i ofruan Messit rrogën më të lartë në histori të futbollit deri më tani për të shkuar atje. Dhe më pas, në një kthesë befasuese, Messi përfundoi në Inter Miami.
Pasi zgjodhi atë të Beckham-it dhe jo klubin e jetës së tij, Messi shpjegoi arsyet e këtij vendimi në Mundo Deportivo. Ai theksoi se dëshironte shumë të kthehej në Barcelonë, por hoqi dorë nga kjo kur kuptoi se Barça ishte ende në një situatë shumë të vështirë financiare. Më saktësisht, se klubi do të duhej të shkarkonte lojtarët për shkak të rikthimit të tij dhe të ulë pagat e atyre që do të mbeten.
Ai këmbëngul se nuk ka folur kurrë me Barçën për kushtet financiare të kthimit të tij dhe se paratë janë më pak e rëndësishme për të. Ai gjithashtu ka treguar se për Barcelonën ka folur shumë shpesh me trajnerin dhe ish-shokun e skuadrës Xavi dhe se me presidentin Joan Laporta ka folur vetëm një herë. Por më pas ai akuzoi ashpër Barcelonën:
“Unë nuk jam i sigurt se Barcelona bëri gjithçka që mundi për të më rikthyer, sinqerisht. Unë e di vetëm atë që më tha Xavi. Ai më donte shumë, por ai nuk vendos…”, tha Messi për gazetën katalanase, duke shtuar :”Jam i sigurt se ka njerëz në klub që nuk duan që unë të kthehem te Barca dhe që mendojnë se kjo do të ishte negative për klubin.”
Messi u largua nga Barcelona në verën e vitit 2021 pas 21 vitesh në klubin për të cilin luajti 778 ndeshje, shënoi 672 gola dhe shënoi 303 asistime. /FolDrejt/